Arsenali i hapur për oferta në drejtim të Aubameyang

Arsenali i hapur për oferta në drejtim të Aubameyang

Klubi anglez, Arsenali është gati të pranojë ndonjë ofertë të kënaqshme e cila vjen në drejtim të sulmuesit Pierre-Emeric Aubameyang.

Sulmuesi nga Gaboni është kapiten i klubit nga Emirates Stadium, ndërkohë që është i lidhur edhe me një kontratë fitimprurëse.

Por, qasja jo e duhur dhe forma jo e vazhdueshme mund të bëjë që Mikel Arteta të pranojë të ndahet me Aubameyang.

Sipas mediumit The Times, Arsenali është i gatshëm të dëgjojë ofertat për sulmuesin e tyre kryesor.

Aubameyang vlerësohet 25 milionë euro, por Topçinjtë mund të pranojnë edhe oferta më të ulëta se kjo shifër.

Në sezonin e fundit, Aubameyang zhvilloi 39 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar 15 gola dhe shtuar katër asistime. 

Related Articles