Arsenali ia ofron Lacazetten shumë klubeve evropiane për një çmim të ulët

Arsenali ia ofron Lacazetten shumë klubeve evropiane për një çmim të ulët

Arsenali është gati të shesë Alexandre Lacazette para se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve, për një çmim të arsyeshëm.

Eksperti turk i transferimeve Ekrem Konur po raporton se emri i Lacazette është qarkulluar në të gjithë Evropën nga Arsenali.

Çmimi fillestar i kërkuar nga klub anglez për Lacazetten është 15 milionë euro.

Reprezentuesi francez është brenda vitit të fundit të kontratës së tij dhe nuk ka dëgjuar nga drejtuesit ofertat për rinovimin e kontratës.

Për momentin, Arsenali nuk ka ofruar asnjë ofertë për sulmuesin dhe mundesitë janë të mëdha që ai të mbetet në Emirates.

Lacazette më parë është lidhur me Atletico Madrid dhe ish-klubin e tij, Lyon.

Related Articles