Arsenali mposhtet nga West Hami

Arsenali mposhtet nga West Hami

Arsenali ka pësuar humbje në shtëpi me rezultat 1-0 nga West Hami në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit anglez.

Golin e fitores West Hami e gjeti në minutën e 44-të përmes Jarrod Bowen i cili realizoi me kokë për 1-0 pas një harkimi të Aaron Wan-Bissaka.

Në pjesën e dytë Mikel Arteta u mundua që përmes zëvendësimeve të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes, megjithatë, nuk ia doli ta evitojë humbjen.

Për t’i vështirësuar edhe më shumë gjërat për ‘Topçinjtë’ u përkujdes i riu Myles Lewis-Skelly i cili në minutën e 73-të u ndëshkua me karton të kuq.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit rezultati mbeti po ai i pjesës së parë dhe kështu Arsenali i bëri një ‘dhuratë’ rivalit të tyre Liverpoolit në garën për titull.

Pas kësaj humbje Arsenali mbetet në kuotën e 53 pikëve, tetë mbrapa Liverpoolit që kryeson me 61 sosh.

Xhiron e ardhshme të besuarit e Mikel Artetës do të kenë një punë të vështirë, pasi do të luajnë në udhëtim tek Nottingham Forest i cili këtë sezon po bën befasi në Ligën Premier.

Related Articles