Arsenali ka vazhduar me formë të mirë, duke fituar me rezultat 1:4 ndaj Leeds, në kuadër të xhiros së 18-të në Premierligë.
Martinelli realizoi dy gola të shpejtë në minutat 16′ dhe 28, para se Bukayo Saka të shënonte të tretin në minutën e 42-të.
Në pjesën e dytë, Leeds tregoi shenja jete, duke shënuar në minutën e 75-të. Ishte Raphinha që realizoi nga pika e bardhë.
Megjithatë, për të mos i lënë asgjë rastit, ishte Smith Rowe që shënoi për 1:4. Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 32 pikëve në vendin e katërt.
Leeds United 1-4 Arsenal, nota e Xhakës dhe të tjerëve.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi anësor brazilian, Martinelli, i cili pas dy golave të shënuar u notua me 8.6.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin vendas, Robin Koch që u vlerësua me notë 6.0.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili ishte njëri nga më të mirët e takimit me notë 7.9.
NOTAT E LOJTARËVE: