LVV zyrtarizon Arsim Ademin kandidat për kryetar të Vitisë
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Arsim Ademin si kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë për zgjedhjet lokale.
Në një tubim me strukturat lokale dhe përfaqësues të lartë të partisë, përfshirë Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, u konfirmua mbështetja për kandidaturën e Ademit, i cili aktualisht është zëvendësministër në MAShTI.
Sipas LVV-së, Ademi përfaqëson një alternativë të denjë për ndryshim dhe zhvillim në nivel lokal, duke u bazuar në përvojën e tij institucionale në nivel qendror.
LVV u bëri thirrje qytetarëve të Vitisë që të bashkohen në këtë rrugëtim për “ndryshim të vërtetë”.