Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka njoftuar se ka qëndruar për disa ditë në vizitë në Hagë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Bajrami bëri të ditur që ka vizituar ish-krerët e UÇK-së që po qëndrojnë nën paraburgim.
“Në një vizitë disa ditëshe në Hagë vizitova të gjithë të paraburgosurit, të cilët padrejtësisht në shkelje të konventave ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare penale po mbahen të arrestuar”, tha ai.
Ndër te tjerash ai tha se një betejë e fortë ligjore na pret për të dëshmuar pafajësinë e të arrestuarve.
“Një betejë e fortë ligjore po na pret, për të dëshmuar pafajësinë e të arrestuarve dhe për ta rrëzuar kualifikimin e pa saktë për ” ndërmarrjen e përbashkët kriminale”. Gjenocidi i Serbisë në Kosovë ka qenë ndërmarrje e organizuar shtetërore, kurse lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë mbrojtëse dhe çlirimtare. Ketë do ta dëshmojë edhe ky gjykim, karakteri i pathyeshëm i udhëheqësve dhe themeluesve të UÇK-së, të cilën e pashë gjatë kësaj vizite. Një numër i madh i avokatëve, juristëve e specialisteve po punojnë,që në mënyrë profesionale dhe shkencore të dëshmojnë pastërtinë e luftës së UÇK-së”.