Arsim Tahiri emërohet drejtor i Shërbimit Sprovues

Arsim Tahiri emërohet drejtor i Shërbimit Sprovues

Ish-zëvendësdrejtori i Shërbimit Sprovues të Kosovës, Arsim Tahiri, është përzgjedhur në pozitën e drejtorit të SHSK-së.

Të mërkurën, Qeveria e Kosovës miratoi propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për emërimin e Arsim Tahirit në pozitën e shefit të Shërbimit Sprovues.

“Arsim Tahiri është përzgjedhur si propozim për emërim nga Ministria e Drejtësisë, prandaj më lejoni të ju njoftoj përkrahjen tonë ndaj Ministrisë së Drejtësisë që z. Tahiri të emërohet në pozitën e Drejtorit të Shërbimit Sprovues”, tha ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, gjatë propozimit të vendimit në mbledhjen e kabinetit qeveritar.

Kabineti i qeverisë e miratoi vendimin me shumicë të votave.

Arsim Tahiri do të ketë mandat katër-vjeçar si drejtor i Shërbimit Sprovues Kosovës.

Related Articles