Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunë të Prishtinës, Uran Ismaili e ka prezantuar drejtoreshën e Kulturës në këtë komunë.
Sipas Ismailit, Arta Balaj është “grua e përgatitur mirë” dhe “me shkollim ndërkombëtar”.
“Arta Balaj i bashkohet ekipit të Prishtinës si Drejtoreshë e Kulturës. Si një grua e përgatitur mirë, me shkollim ndërkombëtar dhe e dëshmuar për rreth dy dekada në sektorin publik e privat, Arta ka besimin dhe mbështetjen time të plotë në detyrën e re”, shkroi ai.
“Ajo ka punuar në disa shtete të ndryshme ndërsa ka bashkëpunuar edhe me shumë organizata ndërkombëtare që shërbejnë në Kosovë”, ka shtuar ai.
Ndër të tjera, Ismaili tha se Balaj përvojën e saj të madhe do ta sjell tani në Prishtinë. /Gazeta Enigma/.