Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Artani e ka këshilluar Mbresën për të rikuperuar gjendjen e saj emocionale, pasi kjo e fundit është trembur sërish sot nga banorët.
Përderisa Artani e këshillonte mbi lojën e saj, Mbresa është përlotur.
“Unë para se të hyj këtu kam pasur mendime të ndryshme bile kam thënë ‘çka nëse bie në depresion?. Ti edhe ke dhënë shembull këtu brenda me ngjarjen që ke treguar, iu ke treguar shumë njerëzve që janë në situatën e njëjtë. Është edukatë e jotja që ke treguar për njerëzimin që është në këtë rast ankthi apo depresioni. Këtu je e sigurt, nuk je e rrezikuar për shëndet, është vetëm një lojë”, ka thënë Artani pos tjerash.
Por, çfarë tha Mbresa rreth kësaj çështjeje? Këtë e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.