Artikulli për UÇK-në, Musliu: Basha do duhej të jepte dorëheqje

Artikulli për UÇK-në, Musliu: Basha do duhej të jepte dorëheqje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, një një deklaratë për media ka folur edhe për artikullin e kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës, në të cilin Ushtria Çlirimtare e Kosovës kritikohet ashpër, raporton Gazeta “Enigma”.

Musliu ka theksuar se në momentin që ky punim është bërë publik, Basha do të duhej të jepte dorëheqje, ose të kërkohej shkarkimi i tij.

“Konsideroj që përveç aktit të shëmtuar që e ka bërë Dimal Basha, dhe veprës së shëmtuar që e ka bërë Dimal Basha në raport me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, gabimi më i madh dhe më fatal është kur ai tenton të mashtrojë opinionin se gjoja ai nuk e ka ditur që ekziston një studim i tillë”, tha Musliu në “DPT te Fidani”.

Në rastin e Dimal Bashës, ku deputetja Musliu nuk pati votë që ai të zgjidhet kryekuvendar, ajo tha se për të “është më mirë t’i bëj nder zotit Kurti, sesa ta dëmtoj Kosovën”.

“Sepse unë vlerësoj se më e madhe se Partia Demokratike është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, më e madhe se Lëvizja Vetëvendosje dhe të gjitha partitë politike është Kosova. Dhe thjesht ka ardhë koha që ne të mos votojmë të frustruar, mos të votojmë me inate politike, mos të votojmë me inate personale, por të votojmë mbi bazën e të drejtës së vendit tonë”, tha ajo. /Gazeta Enigma/

Related Articles