Një artist italian ka shitur një skulpturë të padukshme për rreth 18.000 dollarë dhe ia ka dhënë blerësit certifikatën e autenticitetit për të dëshmuar se skulptura është e vërtetë.
Arstisti Salvatore Garau, 67 vjeç, ia shiti skulpturën me emrin “Unë jam” një blerësi të paidentifikuar këtë muaj, shkruan Daily Mail. Skulptura duhet të shfaqet në një katror me përmasë 1 metër e gjysmë me 1 metër e gjysmë në një hapësirë private pa ndriçim artificial apo ajrore artificiale.
Artisti e përshkroi skulpturën si “vakum, sepse vakumi nuk është asgjë më shumë sesa një hapësirë plot energji”. “Edhe nëse e lëmë bosh dhe nuk mbetet asgjë prej saj, sipas parimit të Heisenbergut për pasiguri, ajo “asgjë” ka peshë”, deklaroi artisti italian.
Shtëpia italiane e ankandeve, Art-Rtie, e cila e organizoi shitjen e skulpturës, ka refuzuar ta publikojë emrin e blerësit. Në të kaluarën, ky skulptor ka bërë një skulpturë tjetër të padukshme, të cilën e kishte emërtuar “Buda në soditje”.