Kompania Artmotion ka fituar padinë ndaj Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Gjykatën Komerciale, gjegjësisht në shkallën e parë të saj.
“APROVOHET në tërësi si e bazuar kërkesëpasia e paditësit “Artmotion” SH.P.K. ANULOHET Vendimi Nr. 4608/01 i datës 01.08.2023 i nxjerrë nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimit Nr.346 i datës 22.06.2023 i nxjerrë nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë pranë të paditurit Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në vendimin që u mor më 13 mars.
Në vendimin e nxjerrë nga gjykatësi Arnis Dumani theksohet mes tjerash se “ky aktgjykim i zëvendëson aktet e anuluara dhe ka karakter detyrues”.