As amandamentet e LDK-së nuk kalojnë

As amandamentet e LDK-së nuk kalojnë

Në seancën e sotme të Kuvendit ku po shqyrtohet për herë të dytë projekti i buxhetit, nuk ka kaluar asnjë nga amandamentet e propozuara nga LDK-ja, raporton Gazeta Enigma.

Në mungesë votash ato nuk kanë kaluar.

Kujtojmë se para se të hidhen në votim, Shefja e Grupit Parlamentar të këtij subjekti, Jehona Lushaku ka theksuar se nëse ato s’votohen, partia e saj s’do ta votojnë buxhetin.

Përpos kësaj, as amandamentet e AAK-së s’kanë kaluar, teksa PDK-ja i ka tërhequr ato para votimit, në mungesë të mbështetjes së VV-së në komisionet përkatëse. / Gazeta Enigma.

Related Articles