“As LVV nuk e beson se Hajrulla Çeku fiton në Prishtinë”

“As LVV nuk e beson se Hajrulla Çeku fiton në Prishtinë”

Analisti Rrahman Paçarizi në një deklaratë për media ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje nuk beson se kandidati i saj, Hajrulla Çeku, do ta fitojë Prishtinën, raporton Gazeta “Enigma”.

Por, ai ka theksuar se kandidati i tyre do të marrë një rezultat më të mirë sesa që ata e presin.

“Edhe këtu ka propozuar LVV dikë për të cilin nuk beson se fiton”, tha Paçarizi në “Rubikon”.

“Vetëvendosje nuk beson që zoti Qeku fiton, mirëpo unë mendoj që rezultati i tij do të jetë më i lartë sesa pritjet e Vetëvendosjes. Do të thotë, ka me e befasu Vetëvendosjen… megjithatë… është një profil i intelektualit që Prishtina e do: nuk është zhurmaxhi, nuk është konfliktuoz, nuk është polarizues”.

Related Articles