As në ditëlindjen e tij, Anceltotti shpjegon arsyen pse la në stol Arda Guler

As në ditëlindjen e tij, Anceltotti shpjegon arsyen pse la në stol Arda Guler

Real Madrid mori një fitore minimale ditën e diele në shtëpi kundër Sevillas me shifrat 1-0.

Ancelotti, pas përfundimit të sfidës, ka shpjeguar edhe arsyen se përse la në stol Arda Guler. Tekniku italian preferoi aktivizimin e Dani Ceballos përpara yllit turk.

“Unë kisha një mendim para goli dhe ndryshova mendje pas golit dhe preferova të sjell një lojtar më mbrojtës siç është Ceballos. Unë mendoj se ai e kupton mjaft mirë këtë vendim timin”, është shprehur Ancelotti.

Arda Guler festoi ditën e djeshme ditëlindjen e tij të 19-të. Kur rezultati ishte 0-0, Guler doli në nxehmje për t’u aktivizuar dhe për t’i dhënë një shkëndijë skuadrës drejt realizimit të golit. Por kur goli erdhi, Ancelotti ndryshoi mendim dhe aktivizoi Ceballos, për të ruajtur dhe balancën në mesfushë, por edhe për t’u kujdesur në mbrojtje.

Related Articles