Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Podujevës Ragip Fetahu, thotë se u sulmua fizikisht nga bashkëpartiaku i tij Artrit Mulliqi.
Incidenti mes tyre ndodhi në afërsi të objektit të komunës së Podujevës.
Fetahu tha se nga Mulliqi ishte goditur në pjesën e pasme të kokës, siç thotë ai duke i shkaktuar dhembje ekstreme dhe marramendje.
“Duke u kthyer për në Komunë, z. Mulliqi më vjen nga pas dhe më drejtohet kështu; ku je ti që sponsoron lajme të rrejshme për mua. Unë i drejtohem; ti ke kërku votë për shef të Asambleistëve, secili e ka punën e tij, mos mu drejto mua kështu. Pas këtyre fjalëve z. Mulliqi më kap në këmishe dhe duke më fyer e ofenduar, e duke më sharë me nënë e familje. Kam tentuar disa herë ta largojë me duar por nuk munda. Kam lëvizur me duar pa ndërprerë. Por, ai nuk më lëshonte. Kanë ndërhyrë disa persona për ta larguar dhe në tentim e sipër më godet në pjesën e pasme të kokës duke më shkaktuar dhembje ekstreme të kokës dhe marramendje”.