Duke folur në lidhje me problemin e qenve endacakë në kryeqytet, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Arianit Beqiri ka thënë se qentë endacakë në Kosovë depërtojnë edhe nga Serbia.
Ai, në KTV ka thënë përveç depërtimit nga Serbia, trajtimi i qenve endacakë është i vështirë edhe për shkak të mungesës së një mekanizmi që evidenton pronarët që rrisin dhe mbajnë qentë.
“Është e qartë që ne kemi qenë endacakë, që hyjnë edhe nga shtetet fqinje, sidomos nga Serbia. Edhe po, prapë se prapë, ne nuk kemi ndonjë mekanizëm me të cilin e dimë cilët pronarë cfarë qensh kultivojnë”.