Asamblistja e AAK-së vaksinohet në Serbi: Marre për qeverinë tonë

Asamblistja e AAK-së vaksinohet në Serbi: Marre për qeverinë tonë

Në mungesës së vaksinave kundër COVID-19, në vendin tonë, qytetarët kosovar po provojnë alternativa të tjera për marrjen e vaksinace, raporton Gazeta “Enigma”.

Asamblistja në Kuvendin Komunal të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arta Haziri-Nuhiu, iu është drejtuar shtetit serb për marrjen e vaksinës.

Haziri-Nuhiu ka thënë se sot e mori dozën e dytë të vaksinës Pfitzer në Preshevë, teksa shtoi se atje edhe mund ta përzgjedhësh vaksinën që mund ta marrësh.

Për mungesën e vaksinave, ajo fajin ia ka hedhur Qeverisë së Kosovës.

“Është për keqardhje që Kosova ende pret ndihma nga BE-ja, numër të vogël vaksinash. Po ashtu, është për keqardhje me e pa qeverinë e vendit tim që në saje inatesh nuk I ka nënshkruar kontratat për furnizim me vaksina. Qeverisja nuk bëhet me sfilata e konferenca shtypi. Marre!”, ka shkruar ajo.

Në mungesë të vaksinave kundër koronavisurit, qytetarët e Kosovës po detyrohen t’i drejtohen institucioneve…Posted by Arta Haziri-Nuhiu on Wednesday, May 12, 2021

Related Articles