Octoberfest në Munih të Gjermanisë për shkak të pandemisë së coronavirusit nuk do të mbahet edhe këtë vit, ka bërë të ditur përfaqësuesi i bavarisë Markus Zeder.
“Octoberfest as këtë vit nuk do të jetë i mundur”, ka thënë Zedes pas konsultimeve që i pati me zyrtarët tjerë të qytetit të Munihut.
Zeder edhe në qytetet e tjera të Bavarisë, që organizojnë manifestime tjera me rastin e Octoberfest – i ka porositur që edhe këtë vit të përmbahen nga festimet.
Kryetari i Munihut, Diter Riter, ka thënë se vendimi tashmë është marrë pasi sipas tij “nuk ka kuptim”. “Për mua është një vendim i vështirë”, ka theksuar ai.
Anulimi i festivalit të birrës po ndodh për shkak të rrezikut të madh të përhapjes së coronavirusit në tenda të shumta ku organizohet festivali – por pavarësisht pritjeve deri në shtator pritet që një pjesë e madhe e qytetarëve të vaksinohen kundër COVID-19.
Festivali i fundit i birrës “Octoberfest” i organizuar në vitin 2019, kishte gjeneruar të hyra prej 1.2 miliard euro për qytetin e Munihut.