Mall i skaduar në vlerë prej mbi 11 mijë eurosh është asgjësuar gjatë së premtes nga dyqanet në kryeqytet. Kështu ka njoftuar drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, raportron Gazeta Enigma.
Tahiri ka shkruar edhe se Komuna e Prishtinës është e vetmja komunë që nuk takson për një shërbim të tillë, kjo në mënyrë që të inkurajohen të gjitha bizneset që veprojnë njësoj.
“Kompanitë e përgjegjshme e largojnë me kohë mallin me afat të skaduar, dhe e ftojnë Inspekcionin në mbikëqyrje të asgjësimit. Kësisoj, sot u asgjësuan mallra ne vlerë mbi 11 mijë euro. Komuna e Prishtinës është e vetmja komunë që nuk takson për një shërbim të tillë, në mënyrë që të inkurajohen të gjitha bizneset që të veprojnë njësoj”, shkruan Tahiri./Gazeta Enigma/