Ashensori e zë poshtë kamerierin 18-vjeçar, vdes në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku ka humbur jetën një 18-vjeçar.

Mësohet se viktima punonte kamerier në një lokal nate ne qytetin bregdetar.

Paraprakisht dyshohet se 18-vjeçari është aksidentuar nga ashensori.

Sipas JOQ ngjarja e rëndë ka ndodhur në “Orange Club”.

Policia ndërkaq ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes teksa ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.

Related Articles