Ashpërsimi i ofensivës në Mariupol, detyroi edhe më shumë ushtarë ukrainas të lënë armët e t’u dorëzohen armiqve rusë.
Kështu po pretendon edhe të enjten Moska zyrtare, një ditë pasi publikoi pamjet e më shumë se 1000 trupave të tjerë që kishin vepruar njësoj të mërkurën.
“Gjatë operacionit të çlirimit të Mariupolit, 134 ushtarakë të tjerë ukrainas ulën armët dhe u dorëzuan vullnetarisht gjatë natës, përfshirë 14 oficerë”, tha Igor Konashenkov, zëdhënësi kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.
Këto të dhëna nuk u mohuan e as pohuan nga ukrainasit, por këta thanë se nga lufta që la mijëra njerëz të vrarë, është shkatërruar edhe 90 për qind e infrastrukturës së këtij qyteti.
“Ne besojmë se më shumë se 21,000 kanë vdekur, të gjitha këto nga bombardimet dhe bombardime i konsiderojmë si krime luftë. Është pozicioni ynë kryesorë .Ky është një gjenocid i kombit ukrainas nga Rusia në qytetin tonë dhe në të gjithë vendin tonë” tha Vadym Boychenko, kryetari i Mariupol.
Gjenocid pushtimin rus në Ukrainë po e quajnë edhe amerikanët të cilët ndanë edhe 800 milion dollarë për ushtrinë ukrainase.
Ndihmës ushtarake iu bashkua të enjten edhe Bashkim Evropian të cilët dhuruan edhe 500 milion euro për Ukrainën.