“Ashtu siç i ke ngritur faturat për të gjitha komunat, nëse ke dëshirë dhe vullnet mund edhe t’i zbresësh”

“Ashtu siç i ke ngritur faturat për të gjitha komunat, nëse ke dëshirë dhe vullnet mund edhe t’i zbresësh”

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se sot gjatë një konference për shtyp se vendimi për rritjen e faturave të Tatimit në Pronë, padrejtësisht po tentohet t’i mveshët Qeverisë aktuale.

Sipas tij, ky vendim është marrë në Qeverinë Mustafa, por që ky hyrë në fuqi në kohën kur me ekzekutivin udhëhiqte Ramush Haradinaj.

Murati ka thënë se sipas nenit 7 të Ligji për Tatimin në Pronë i cili ka hyrë në fuqi më 26 janar të vitit 2018, në vitin e pestë të zbatimit të ligjit, hyn në fuqi tatimi 100 për qind i tokave.

“Këtu duhet të kthehemi tek ligji që ka qenë në vitin 2018 për Tatimin në pronë. Ky ligj ishte miratuar nga Qeveria Mustafa, më 4 maj 2017 kur ministër i Financave ka qenë Hoti. Ky ligj nuk arriti të miratohej në Kuvend dhe të hyjë në fuqi sepse Qeveria kishte rënë, një javë më vonë. I njëjti ligj është proceduar në qeverinë Haradinaj dhe më 26 janar 2018 është publikuar në gazetën zyrtare dhe ka hyrë në fuqi”, tha Murati.

“Pra, më herët s’ka qenë tatimi i tokave dhe prej hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë hyrë edhe tokat, pasi më herët s’kanë qenë tokat por vetëm ndërtesat. Pjesa më e madhe e rritjes së faturave shkon nga ky tatim”, është shprehur Murati.

Tutje, ai tha se arsyeja e dytë për rritjen e disa faturave të tatimit në pronë ka të bëjë me vlerësimin e pronave rezidenciale por edhe me me shkallën tatimore.

Murati ka thënë se meqë kjo rritje ka shkaktuar pakënaqësi te qytetarët, Ministria e Financave dhe Qeveria e Kosovës janë të gatshme që të dëgjojnë propozimet e komunave për të ulur, apo për të marrë përsipër shlyerjen e një pjese të tatimit në pronë për qytetarët.

“Ne si ministri jemi të gatshëm të mbështesim çfarëdo kërkese që kanë komunat për uljen e tatimit të vitit aktual, qoftë duke shkuar për të gjithë njësoj, qoftë duke marrë një përqindje të rritjes për t’a falur si tatim, në mënyrë që të mos ngarkohen qytetarët”, ka thënë Murati.

Ndaj kësaj deklarate të ministrit Murati ka reaguar Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili tha se është mirë që ministri Murati ka pranuar se ministria të cilën e udhëheq ai i ka ngritur faturat për tatimin në pronë.

“Ashtu siç i ke ngritur faturat për të gjitha komunat, nëse ke dëshirë dhe vullnet mund edhe t’i zbresësh. Ashtu siç nuk i ke konsultuar komunat kur i ke ngritur faturat, ashtu mund të veprosh edhe për t’i zbritur ato në të ardhmen”, ka theksuar Ibrahimi, shkruan GazetaBlic

Ibrahimi më tutje ka porositur Muratin mos të gjuan fajin te komunat, sepse edhe vetë paskka deklaruar që nuk paska qenë i përfshirë në proces, kur departamenti i tij qenka marrë me rivlerësimin e pronave e që si pasojë e këtij ri-vlerësimi qytatarit i kanë shkuar faturat me çmime të larta”.

“Çfarë koordinimi ndër-ministror!!??Përse nuk keni ndërmarrë asnjë veprim të bëni ndonjë ndryshim për ato komuna të cilat janë ankuar, apo nuk keni qenë të përfshirë në proces. Besoj që nuk është e mirë që bisedat private, nëse po them nëse i keni pasur me ndonjë kryetar, të tregohen në publik”, theksoi Ibrahimi, shkruan GazetaBlic.

Reagimi i plotë:

Ministër,

1. Mirë që e pranove që ministria të cilën ju e udhëheqni i ka ngritur faturat për tatimin në pronë.

2. Ashtu siç i ke ngritur faturat për të gjitha komunat, nëse ke dëshirë dhe vullnet mund edhe t’i zbresësh. Ashtu siç nuk i ke konsultuar komunat kur i ke ngritur faturat, ashtu mund të veprosh edhe për t’i zbritur ato në të ardhmen. Mos e gjuani fajin te komunat sepse edhe vetë paskeni deklaruar që nuk paskeni qenë të të përfshirë në proces kur departamenti i juaj qenka marrë me rivlerësimin e pronave e që si pasojë e këtij ri-vlerësimi qytatarit i kanë shkuar faturat me çmime të larta.

Çfarë koordinimi ndër-ministror!!??Përse nuk keni ndërmarrë asnjë veprim të bëni ndonjë ndryshim për ato komuna të cilat janë ankuar, apo nuk keni qenë të përfshirë në proces. Besoj që nuk është e mirë që bisedat private, nëse po them nëse i keni pasur me ndonjë kryetar, të tregohen në publik.

Related Articles