ASK publikon indekin e çmimeve të prodhimit për tremujorin e katërt të 2025

ASK publikon indekin e çmimeve të prodhimit për tremujorin e katërt të 2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimit (IÇP) për tremujorin e katërt (TM4) 2025.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë (IÇP) pati një ngritje prej 0,1 % ndërmjet tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2025 dhe tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2025.

Kurse, krahasuar TM4 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM4 2024) çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 5,4 %.

“Çmimet e prodhimit në Kosovë patën një ngritje prej 0,1 % ndërmjet TM4 2025 dhe TM3 2025. Ngritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (3,2 %); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (2,3 %). Prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (2,1 %); shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara (1,1 %); xeherorët dhe guroret e tjera (0,8 %); prodhimi i pijeve (0,4 %). Energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (0,2 %); prodhimi i produkteve minerale jometalike (0,2 %); prodhimi i tekstilit (0,2 %); nxjerrja e xehes së metalit (0,1 %); prodhimi i veshjeve (0,1 %); prodhimi i produkteve kimike (0,1 %)”.

Tutje në njoftim thuhet se ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi i metaleve (-3,7 %); veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave (-1,2 %); prodhimi tjetër p.k.t. (-1,1 %); prodhimi i mobilieve (-0,3 %); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-0,3 %); dhe përpunimi i produkteve ushqimore (0,7 %).

Ndërkaq, çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 5,4 % ndërmjet TM4 2025dhe TM4 2024.

“Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te:energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (20,9 %); prodhimi imjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (9,0 %); prodhimi iveshjeve (8,6 %); përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutike (8,1 %); prodhimi imakinerisë dhe pajisjeve p.k.t (7,6 %); prodhimi tjetër p.k.t. (6,4 %); prodhimi i letrës dheprodukteve prej letrës (6,2 %); shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara (5,9 %);prodhimi i pajisjeve elektrike (5,0 %); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveçmakinerisë dhe pajisjeve (3,7 %); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës,përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse(3,2 %); prodhimi i tekstilit (1,4 %); përpunimi i produkteve ushqimore (2,2 %); grumbullimi,trajtimi dhe furnizimi me ujë (1,7 %); nxjerrja e xehes së metalit (0,7 %); prodhimi iprodukteve minerale jometalike (0,6 %); prodhimi i produkteve kimike (0,2 %)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Related Articles