Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pikat kufitare kanë rënë tërësisht.
Nga përditësimi i sotëm nga Ministria e Brendshme, nuk ka pritje në asnjë pikë kufitare, për dallim nga ditët e fundit, ku pritjet shkonin nga dy deri në tri orë.
Megjithatë, mërgimtarët ende po përballen me pritje të gjata në kufirin Kroaci-Serbi. /Gazeta Enigma