Asnjë punëtor i komunës së Pejës nuk e ka marrë pagën e muajit gusht.
Madje as ata që nuk kanë marrë pjesë në grevë.
Kështu tha në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, Jeton Abazaj, drejtor i Financave.
“Në komunën e Pejës aktualisht në listën e pagave i kemi 2 mijë e 150 të punësuar që nuk e kanë marrë pagën e muajit gusht. Këtu hyjnë edhe shërbyesit publik domethënë edhe ata që nuk kanë protestuar nuk e kanë marrë pagën e muajit gusht” – tha Abazaj.
Ditë më parë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka thënë se punëtorët të cilët marrin pjesë në greva do t’u ndalet paga.