Kristjan Asllani do të luajë me numë të ri në edicionin garues 2023/24 të Serie-me Interin.
Mesfushori shqiptar i cili kaloi te Interi nga Empoli sezonin e kaluar luajti me numrin 14 në fanellë, por tashmë edhe zyrtarisht e ka ndryshuar atë.
Edhe zyrtarisht, në faqen zyrtare të Interit, Asllani është paraqitur me numrin 21.
Reprezentuesi shqiptar pret që të ketë më shumë minuta në fushë në sezonin e ri, sidomos pas largimit të kroatit Marcelo Brozovic drejt Al Hilal-it në Arabinë Saudite.