Kristjan Asllani pritet të jetë titullar sonte në Ligën e Kampionëve për Interit kundër Bayern Munichut.
Bayern Munich dhe Inter do të përballen sonte në “Allianz Arena” në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani është në planet e Inzaghit sonte dhe mediat italiane kanë raportuar se ai do të jetë në fushë nga minuta e parë.
Si për Bayernin, ashtu edhe për Interin kjo sfidë më shumë luhet për statistika ngase dy ekipet kanë siguruar kalimin e grupit.