Asnjë futbollistë nga Superliga te Kosova për ndeshjet e marsit, arsyen e zbulon Giresse

Asnjë futbollistë nga Superliga te Kosova për ndeshjet e marsit, arsyen e zbulon Giresse

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse, është duke e mbajtur konferencën e parë para dy ndeshjeve miqësore.

Giresse të premtën e kaluar publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar dhe sot në këtë konferencë do të flet për dy sfidat e tij të para si përzgjedhës i Kosovës.

Trajneri Giresse ka zbuluar edhe arsyen e mungesës së futbollistëve nga Superliga e Kosovës për ndeshjet e muajit mars.

“Gjithmonë zgjedhen lojtarët nga ligat më të forta. Mos harroni edhe se edhe në Francë ka shumë lojtarë cilësor, por që nuk ftohen nga kombëtarja”, tregon Giresse

Fillimisht, më 24 mars, në “Fadil Vokrri”, Kosova e luan miqësoren e parë ndaj Burkina Fasos.

Më 29 mars, në Cyrih, poashtu Kosova luan miqësore ndaj Zvicrës.Sot, 21 mars, trajneri Giresse do të paraqitet në një konferencë për shtyp nga ora 11:00.

Ndryshe, nesër, 22 mars, djelmoshat e Giresses do të zhvillojnë stërvitjen e parë për këtë vit në “Fadil Vokrri” nga ora 16:00.

/Gazeta Enigma/

Related Articles