Asnjë i mbijetuar nga përplasja mes aeroplanit dhe helikopterit në SHBA

Asnjë i mbijetuar nga përplasja mes aeroplanit dhe helikopterit në SHBA

Sipas të gjitha gjasave, nuk ka asnjë të mbijetuar nga përplasja që ndodhi mes një aeroplani dhe helikopteri në Uashington.

Kështu tha Shefi i Zjarrfikësve dhe Shërbimeve Mjekësore Emergjente të Distriktit të Kolumbisë, John Donnelly.

Në një konferencë për media, ai ka theksuar se pavarësisht përpjekjeve të grupeve të kërkim-shpëtimit, ata tani po kalojnë nga një operacion shpëtimi në një operacion rikuperimi.

“Ne nuk besojmë se ka ndonjë të mbijetuar nga ky aksident”, thotë ai.

Ai shton se ekipet e tij kanë nxjerrë 27 trupa nga avioni dhe një nga helikopteri.

Aeroplani po bartte 64 pasagjerë, ndërsa në helikopter ishin 3. /Gazeta Enigma

Related Articles