Një ekspert i Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se asnjë mpiksje gjaku nuk është raportuar me vaksinat kundër COVID-19 të realizuara nga Moderna ose Pfizer.
Komiteti këshillues i CDC për Praktikat e Imunizimit po takohet për të diskutuar nëse do të ndryshojë udhëzimet për vaksinën Johnson & Johnson nga kompania Janssen.
CDC dhe Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA), rekomanduan pauzimin e përdorimit të kësaj vaksine pas gjashtë rasteve të raportuara te gratë që zhvilluan një sindromë të rrallë të mpiksjes së gjakut e njohur si tromboza me sindromën e trombocitopenisë ose TTS, pasi morën vaksinën Johnson & Johnson në SHBA.
Mirëpo, asnjë rast nuk ka qenë i lidhur ngushtë me vaksinat e tjera të përdorura në SHBA.
“Aktualisht, ka një mungesë të dëshmive të një lidhjeje midis vaksinave ‘mRNA COVID-19 dhe (trombozës së sinusit venoz cerebral) me trombocitopeni”, iu tha anëtarëve të grupit këshillues të vaksinave të CDC-s, Tom Shimabukuro nga CDC.