Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i është drejtuar me kërkesë Ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për shtyrjen e afatit ligjor për miratimin e buxheteve komunale për vitin 2026.
Sipas ligjit aktual, komunat duhet t’i miratojnë buxhetet në Kuvendet Komunale deri më 30 shtator 2025 dhe më pas t’i dërgojnë ato në Ministrinë e Financave.
Por sipas AKK-së duke qenë se nga 13 shtatori nis fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale, AKK vlerëson se ky proces është i vështirësuar.
Për këtë, Asociacioni i Komunave kërkon që miratimi i buxheteve për vitin 2026 të shtyhet pas konstituimit të kuvendeve të reja komunale.