Hammarby ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Suedisë, pasi ia doli të triumfonte ndaj Norrkopingut me rezultat 3-2.
Derisa ndeshja ishte e barabartë 2-2, padyshim se për Hammarby duhet të dilte një lojtar dhe ta bënte diferencën.
Derisa kishte asistuar te goli i parë i realizuar në minutën e 42-të nga Nahir Besara, Astrit Selmani u përkujdes edhe të shënonte golin e fitores.
Ishte minuta e 57-të e takimit kur Hammarby fitoi një penallti dhe në gol e konvertoi reprezentuesi i Kosovës, për të realizuar kalimin në gjysmëfinale.
Aty, skuadra e Selmanit do të ketë punë me Elfsborg, duke shpresuar që të kalojnë në finale. /Gazeta Enigma/
Annan vinkel på straffen (och efterspelet) ????#Bajen https://t.co/ol2BDYAWfl pic.twitter.com/igIKVmbZCq— Hammarby Fotboll (@Hammarbyfotboll) March 13, 2022