Atalanta dhe Fiorentina, fitore bindëse

Atalanta dhe Fiorentina, fitore bindëse

Kan përfunduar dy ndeshjet e para në xhiron e 15-të në Serie A, ku Atalanta vazhdoi serinë e fitoreve edhe kundër Venezias me rezultat 4:0 gjithashtu edhe Fiorentina e mposhti Sampdorian me rezultatin përfundimtar 3:1.

Në Gewiss Stadium të Bergamos, Atalanta ishte bindëse ndaj Venezias qysh prej fillimit të ndeshjes, me protagonisitin e kësaj ndeshje Kroatin, Mario Pasalic që shënoi tre golësh dhe Koopmeiners me një gol tjetër për rezultatin përfundimtar 4:0.

Fiorentina dhe Sampdoria u takuan në Artemio Franchi, në të cilën ndeshje të gjith golat u shënuan në pjesën e parë për rezultatin përfundimtar 3:1 në favor të Sampdorias. Gabbiadini shënoi për ti dhënë epërsin Sampdorias, mirëpo Fiorentina me tre gola të shpejtë nga Callejon, Vlahovic dhe Sottil ktheu përfundimisht rezultatin.

Related Articles