Atasheu i ICITAP dhe Kryeshefi i IPK-së kanë realizuar një aktivitet me nxënës ditën e djeshme në shkollat e mesme mjekësore “Luciano Motroni” dhe “Gjon Buzuku” në Prizren.
Ata kanë shpjeguar për rolin dhe rëndësinë e Inspektoratit Policor dhe të Policisë së Kosovës, si dhe ndihmën që ICITAP u ofron dy agjencive.
Përmes një njoftimi nga IPK, bëhet e ditur se më shumë se 100 nxënës shprehën mirënjohjen për vizitat e Atasheut Kimberly Riffe nga Departamenti i Drejtësisë i Ambasadës së SHBA-së- Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin e Hetimeve Kriminale (DD-ICITAP) dhe Kryeshefit Ekzekutiv z. Kushtrim Hodaj nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
“Atasheja Riffe ndau përvojën e saj të gjerë vendase dhe ndërkombëtare dhe theksoi rëndësinë e të folurit/raportuarit për të parandaluar dhe luftuar krimin. Atasheu Riffe dhe Kryeshefi Hodaj gjithashtu inkurajuan studentët të ndikojnë në ndryshime pozitive në komunitetet e tyre”, thuhet në njoftim.