Tri partitë jo shumicë të Kuvendit të Kosovës, të enjten iu vërsulën mazhorancës me kritika për vonesën e vendimit për targat.
Të njëjtit thanë se marrëveshja e së mërkurës mbrëma në Bruksel ishte një lloj drame.
Qeveria nuk mori lëvdata as sa i përket nivelit të seriozitetit të treguar, derisa thanë se Kryeministri Albin Kurti, u tregua kokëfortë kur nuk i dëgjoi këshillat që ia dha opozita e as ato të amerikanëve.
Ndryshe nga ta, Armend Muja i Vetëvendosjes u bëri thirrje partive opozitare për konsensus nacional në këtë periudhë që ai e ka quajtur jetike për vendin.