Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përgjatë vikendit ka frekuentuar Malet e Sharrit.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘Facebook’, derisa ka kërkuar nga qytetarët që të ruhen malet e Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.
“Një ecje e këndshme në Malet e Sharrit, afër fshatit Zaplluxhë. Sa me fat jemi qe kemi male kaq të bukura! T’i promovojmë, t’i duam dhe t’i ruajmë ato”, thuhet në postimin e saj.
Përveç fotografisë së saj, ajo ka ndarë edhe pamje të botës bimore atje.