Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka thënë se do të ndajë mbështetje financiare për fëmijët dhe çiftet e reja.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se sot e ka dërguar propozim vendimin për mbështetje financiare në shumë prej 300 eurove për fëmijët e lindur në vitin 2024 si dhe nga 500 euro për çiftet e reja.
“Ashtu siç jemi zotuar, do të angazhohemi maksimalisht për t’i realizuar premtimet tona”, ka thënë Atiq.