Kryetari I Mitrovicës së Veriut Erden Atiq, ka njoftuar se janë ndaluar punimet tek objektet që nuk i kanë përfillur procedurat ligjore.
“Në mungesë të dokumentacioneve, janë vendosur shiritat me të cilat ndalohet vazhdimi i punëve deri në plotësimin e kritereve sipas ligjeve të Republikës së Kosovës”, tha Atiq.
Ai theksoi se qytetarët duhet t’I përfillin rekomandimet e institucioneve.
“Për çdo investim të tyre të plotësohen kriteret të cilat parashihen me ligj, në të kundertën drejtoria e inspekcionit do të veproj konform ligjeve në fuqi”, theksoi ai.