Atiq shtyn vendimin për lirimin e objektit të shfrytëzuar ilegalisht nga serbët

Atiq shtyn vendimin për lirimin e objektit të shfrytëzuar ilegalisht nga serbët

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka marrë vendim të ri në çështjen e lirimit të objektit komunal, i cili po shfrytëzohet ilegalisht nga strukturat paralele serbe.

Sipas tij, vendimi për lirim do të shtyhet deri në një afat të pacaktuar.

“Dua të ju njoftoj se afati i lirimit të objektit, i shfrytëzuar jashtëligjshëm, shtyhet deri në pranimin e Raportit nga Inspektorati Komunal”, ka thënë Atiqi në një postim në Facebook.

Vendimi i ri e obligon Inspektoratin Komunal “që të faktojë rrethanat dhe arsyet e përdorimit të objektit në fjalë, që mblidhen përmes vizitave në terren dhe komunikimit me të gjitha palët”.

“Inspektorati Komunal duhet të sjellë Raportin nga pika 1) e këtij neni brenda afatit kohor prej 15 ditësh, pas pranimit të të cilit e pas vlerësimit të gjetjeve të cilit, ky Vendim ekzekutohet përmes procedurës përmbarimore, nëse palët kanë refuzuar lirimin vullnetar të objektit”, thuhet në plotësim-ndryshimin e vendimit të mëparshëm që i jepte 2 javë kohë “uzurpatorëve” për ta liruar objektin në fjalë.

Vendimi është nënshkruar sot, dhe hyn në fuqi menjëherë. /Klankosova.tv

Related Articles