Shërbimet e gastronomisë dhe hotelerisë e këngëtarët do të jenë nën monitorim specifik nga ana e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Kështu ka njoftuar ATK-ja, duke thënë se bazuar në të dhënat e përmbushjes gjatë vitit 2021, kjo industri renditet si njëra ndër industritë me nivelin më të lartë të mos-përmbushjes së detyrimeve tatimore.
Sipas ATK-së kjo i ka shtyrë ata që të t’i kushtojnë monitorim specifik këtyre veprimtarive.
Problemet më specifike me këto veprimtari është që nuk i deklarojnë të hyrat që i fitojnë e as nuk i deklarojnë punëtorët, kanë deklaruar nga ATK.
Poashtu, ATK thotë se këto veprimtari pranojnë pagesa cash e nuk mbajnë evidenca për mbrëmjet muzikore e pagesat për shërbime.
“Administrata Tatimore e Kosovës, kërkon nga secili tatimpagues nga çfarëdo aktiviteti ekonomik që zhvillon që t’i kryej përgjegjësitë e kërkuar tatimore që kalkulohen sipas legjislacionit tatimor, me qëllimin e vetëm që mos të jenë pre e ndëshkimeve tatimore’, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Administrata Tatimor e Kosovës edhe më herët ka pasur aksione në salla të dasmave e në diskoteka, ku kishte kërkuar dëshmi për pagesë tatimesh nga sallat e dasmave, këngëtarët e kameramanët.