Administrata Tatimore e Kosovës ka deklaruar disa dyshime të bazuara për shmangie nga tatimi nga këngëtarët e estradës së Kosovës.
Përmes një konference të mbajtur për media, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, është shprehur se administrata ka evidentuar disa raste “eklatante” të mos përmbushjes tatimore nga këngëtarët e estradës.
Murtezaj nuk e bëri publike emrin e këngëtarit, ku theksoi se është emër i njohur i skenës mmuzikore.
“Një këngëtar i estradës ka deklarim 400 deri në 500 euro në një aheng, ndërsa dihen që informatat tjera, të cilat ne veç i kemi evidente, çmimet e tilla shkojnë deri në 7-8 mijë apo 10 mijë euro. Kjo është një diskrepancë shumë e madhe”, ka thënë ai.
“Por, ne sigurisht që të gjitha këto raste i trajtojmë kujdesshëm dhe gjithëherë aty ku ka raste të tilla, të veprojmë”, përfundoi Murtezaj.