ATK-ja pezullon zyrtarin që u arrestua nga Prokuroria Speciale

ATK-ja pezullon zyrtarin që u arrestua nga Prokuroria Speciale

Zyrtari i Administratës Tatimore të Kosovës, Goran Laziq, i cili u arrestua ditë më parë në aksionin e Prokurorisë Speciale për keqpërdorim dhe korrupsion, është pezulluar nga puna.

Kështu ka bërë të ditur ATK-ja, përmes një njoftimi për media.

“ATK ka vepruar menjëherë në përputhje me kornizën ligjore në fuqi. Zyrtari i përfshirë është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e procedurave nga organet kompetente të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Në aksionin e së enjtes, u arrestuan edhe gjatë persona të tjerë në mesin e të cilëve edhe kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës – Dega Graçanicë Jovica Mitroviq, si dhe ish-ministri Fadil Ismajli.

Related Articles