Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se në periudhën janar-maj 2021 ka inkasuar 23.9 milionë euro më shumë se plani i paraparë, raporton Gazeta “Enigma”.
Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ATK-ja ka thënë se janë inkasuar 56.8 milionë euro më shumë në vitin 2021.
Në periudhën në fjalë, ATK-ja ka mbledhur tatime në total në vlerë prej 242.9 milionë eurosh.
Sipas njoftimit të ATK-së, në pjesën e dytë të vitit do të vazhdohet me “reforma në procese si atë të hartimit dhe zbatimit të planit për përmirësimin e regjistrit të tatimpaguesve / deklaratave tatimore, implementimin e Strategjisë së Kontrollit 2020-2022, si dhe modernizimin e DTM-së”.