Atleti Norvegjez, Karstem Warholm, e ka fituar medaljen e artë olimpike në 400 metra vrapim me pengesa.
Pas një vrapimi mahnitës ai ka thyer madje edhe rekordin botëror. Koha e regjistruar e hyrjes së tij në cak ishte 45.94. Rekordi i mëparshëm ishte 46.70 kurse ai olimpik 46.78.
“Nuk mund ta besoj se e arrita këtë kohë, është shumë shpejt. Shpesh herë pyetem për garën e përkryer… kisha thënë se nuk ekzistonte, por kjo është më e përafërta deri tani”, tha Ëarholm, i cili tashmë është kampion botëror, evropian dhe olimpik.