Atletico pëson në shtëpi nga Mallorca

Atletico pëson në shtëpi nga Mallorca

Atletico Madridi ka pësuar humbje prej 2-1 nga Mallorca në Wanda Metropolitano, në ndeshjen e javës së 16-të në La Liga.

Asnjëra nga skuadrat nuk ia doli të shënojë në fraksionin e parë të lojës, ashtu që shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.

Ishte minuta e 68-të e takimit kur Matheus Cunha shënoi për epërsinë e skuadrës nikoqire.

Mirëpo, mysafirët shënuan dy herë në vazhdim, përmes Franco Russo (80’) dhe Takefusa Kubo (90’+1) për ta fituar ndeshjen.

Kjo ishte humbja e dytë sezonale për Atletico Madridin në La Liga që ndodhet në pozitën e katër në renditje me shtatë pikë më pak se lideri Real Madrid.

Për Mallorcan ishte fitorja e katërt dhe është ngritur në kuotën e 21 pikëve, në pozitën e 12-të në tabelë. 

Related Articles