Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një video ku shihet festa e Kombëtares së Shqipërisë pas ndeshjes me Bullgarinë.
Shqipëria mposhti Bullgarinë në miqësoren e zhvilluar të martën me rezultat 2:0
FSHF ka publikuar video, ku shihen lojtarët duke kërcyer pas ndeshjes.
I pranishëm ishte edhe kryetari i federatës, Armand Duka, i cili mund të shihet duke përqafuar Sylvihnon.
“Si mos të vazhdojnë rezultatet pozitive, kur shikon harmoninë brenda ekipit”, thuhet në mbishkrimin e FSHF-s.
Në stadium për këtë ndeshje ishin të pranishëm mbi 12 mijë tifozë shqiptarë.
Ky takim për Shqipërinë erdhi pak ditë pas fitores së madhe 3:0 kundër Çekisë në kualifikime për Kampionatin Evropian, pikërisht në këtë impiant.