Auditorja e përgjithshme kërkon ulje page, nga 3821 në 2800 euro

Auditorja e përgjithshme kërkon ulje page, nga 3821 në 2800 euro

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës zbritjen e pagës së saj nga 3 mijë e 821 euro me shtesa, në 2 mijë e 800 euro.

Por me propozim të kryetarit të Komisionit, Armend Muja, aprovimi i kësaj kërkese është shtyrë deri në javën e ardhshme, kur të bëhet edhe një analizë e pagave për institucionet e ngjashme sikur Zyra Kombëtare e Auditimit.

Kërkesa që u shqyrtua në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, është vlerësuar si pozitive nga deputetët e opozitës, por ata kanë kritikuar Qeverinë që nuk po miraton Ligjin për Pagat, i cili sipas tyre, rregullon pagat e të gjithë punonjësve në sektorin publik.

Aktualisht paga bazë e Auditorit të Përgjithshëm është 3 mijë e 746 euro, plus shtesën bazë të përvojës së punës prej 0.5 përqind për çdo vit të plotë pune.

Related Articles