Austri: 22 vjeçari shqiptar u fut në korsinë e gabuar, aksidenti me tre viktima

Austri: 22 vjeçari shqiptar u fut në korsinë e gabuar, aksidenti me tre viktima
Një shqiptar 22-vjeçar u dënua me 16 muaj burg nga një gjykatë në Austri. Ai akuzohet për një aksident tragjik me tre viktima dhe katër të plagosur rëndë.

Shqiptari ishte futur kundërvajtjeje në korsinë e gabuar, duke shkaktuar aksidentin e rëndë.

Ngjarja ndodhi në prill të vitit të shkuar, kur makina me targa të Shqipërisë u përplas me një mjet me targa të Belgjikës. Për ironi, edhe në makinën tjetër ishin dy shqiptarë dhe tre rumunë.

Si pasojë e aksidentit, dy pasagjerët në makinën e 22-vjeçarit humbën jetën në vend, kurse dy shqiptarë dhe tre rumunët e mjetit tjetër u dërguan në spital. Më vonë një rumune 50-vjeçare ndërroi jetë në spital, përcjell albinfo.ch.

Shqiptari 22-vjeçar kishte deklaruar se ishte në gjumë kur ndodhi aksidenti dhe se nuk po e drejtonte mjetin. Por prokuroria ishte se ai po e drejtonte makinën Benz kur ndodhi aksidenti tragjik.

Megjithatë, gjykatësi nuk ishte i kënaqur me hetimet. Shqiptari ishte marrë në pyetje pa një përkthyes, duke përdorur për komunikim shenjat. Edhe rumunët ishin marrë në pyetje pa përkthyes. Vendimi nuk është përfundimtar.

Related Articles