Transporti publik është shumëi rëndësishëm në vendet e Evropës, cka e bën ofertën që Asutria po bën së fundmi për qytetarët e saj dhe jo vetëm, një mundësi shumë të mirë, por nuk është një ofertë që vjen pa kosto.
Kështu, në një fushatë promovimi si asnjë tjetër, Austria ofron udhëtim falas me tren për një vit për këdo që bën një tatuazh me emrin e biletës “KlimaTicket”.
Klimaticket, e cila do të thotë biletë klimatike, ka si qëllim përfundimtar uljen e transportit individual të mjeteve motorike, që sipas OECD ëstë burimi mëi madh i emetimeve të karbonit, e për ta sjellë vendin sa më pranë objektivave për ndryshimet klimatike, sipas Marrëveshjes së Parisit, ata kanë bërë këtë ofertë interesante.
Austria synon të reduktojë përdorimin e makinave private me 16% deri në vitin 2024 dhe për të nxitur njerëzit të përdorin transportin kolektiv, pra atë publik, ata kanë vendosur të ofrojnë biletën KlimaTicket, që tani mund ta përfitoni edhe falas falë fushatës së nisur në festiavlin “Electric Love” .
Në Instagram, KlimaTicket tregon se qeveria ka vendosur disa dyqane për të bërë tatuazh emrin e biletës, duke iu ofruar në këmbim të interesuarve një shans për të udhëtuar falas për një vit dhe jo vetëm brenda Austrisë.
Ministrja e klimës së Austrisë, Leonore Gewessler, mbështeti fushatën duke marrë pjesë në festival dhe duke bërë një tatuazh të rremë sigurisht, ndërsa punonjësit e kësaj fushate thanë se deri tani 6 persona e kanë pranuar ofertën dhe tani do mund të lëvizin falas.
Një biletë e tillë në fakt ekziston për qytetarët e Austrisë dhe për 1000 euro në vit ata mund të udhëtojnë brenda vetit me autobis, tren, tram apo metro, megjithatë ideja se mund ta marrin falas këtë dhe në këmbim të marrin një tatuazh, ndoshta do të jetë tunduese për ta, normalisht duke përfshirë edhe faktin se kontribojnë në mjedis.
Nëse pendohen pastaj, 3 seanca për heqjen e tatuazhit shkojë diku rreth 1000 euro gjithashtu, kështu që zëre se do ta paguajnë biletën.